Albian Ajeti shumë pranë kalimit në West Brom

  • 29 korrik 2019 - 15:27
Albian Ajeti shumë pranë kalimit në West Brom

Albian Ajeti është shumë pranë kalimit në West Brom, klubit nga kampionati i nivelit të dytë të futbollit anglez, Championship. Sipas mediave në Angli, bisedimet mes Baselit dhe WBA-së janë duke vazhduar.

Edhe pse ditë më parë u mendua se West Brom kishte hequr dorë nga sulmuesi i Zvicrës me prejardhje shqiptare për shkak të kërkesave të tij të larta për pagë, raportohet se bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar ende.

Drejtuesit e West Bromit janë duke e ndërtuar një skuadër të re për trajnerin kroat Slaven Bilic, pasi tashmë i kanë transferuar tre lojtarë të rinj në skuadër, Romaine Sawyers, Kenneth Zohore, Semi Ajayi dhe Filip Krovinovic.

Tani, vëmendja e klubit është te ylli i Baselit, Ajeti i cili ka shkëlqyer sezonin e kaluar në Superligën e Zvicrës.

Ajeti gëzoi një sezon shpërthyes dhe të mrekullueshëm me Baselin, duke i shënuar 21 gola dhe duke i dhuruar 11 asiste.

Raportohet se ndër çështjet për t’u zgjidhur në bisedime janë kërkesat e 22-vjeçarit. 

(Kosova Sot Online)