Konfirmohet data e meçit të Tayson Fury me ish kampionin e boksit amerikan

  • 29 July 2019 - 21:09
Konfirmohet data e meçit të Tayson Fury me ish kampionin e boksit amerikan

Ylli britanik i boksit, Tyson Fury, duket se do të zbres në ring qysh në muajin shtator.

Promotori i boksit, Bob Arum, ka bërë të ditur se ‘Gypsy King’ do të zbres në ring më herët se që është pritur, me duelin që potencialisht do të zhvillohet në muajin shtator.

Data 14 e muajit të nëntë, ose ajo 21, mund ta shfaqin Fury në ringun e ‘Las Vegas’, për duelin e tij të radhës.

Kundërshtari i cili pritet ta sfidojë atë që po konsiderohet si më i miri i kategorisë së rëndë, pritet të jetë Charles Martin, shkruan botasot.

Martin është një boksier amerikan, 33 vjeçar, i cili mbante titullin e kampionit të IBF, nga janari deri në prill të vitit 2016.

Para këtij dueli, Tyson Fury përballej me gjermanin Tom Schwarz, të cilin e mposhti pa problem.


(Kosova Sot Online)