Një tifo-klub i Kosovës, bën tifo për KF Feronikelin nesër në Prishtinë

  • 29 July 2019 - 22:21
Një tifo-klub i Kosovës, bën tifo për KF Feronikelin nesër në Prishtinë

Feronikeli do të luajë nesër ndeshjen kualifikuese në Ligën e Evropës.

Kundërshtari i Niklit do të jetë skuadra sllovake, Slovan Bratislava.

Në këtë ndeshje skuadrës kosovare i duhet një fitore së paku 1-0 për kalim tutje në fazën e tretë kualifikuese të kësaj gare.

Tashmë ndihmë për Feronikelit përpos tifozëve të tyre, priten t’i japin edhe tifozët e Vllaznisë së Pozheranit.

Tigrat e Pozheranit siç njihen ndryshe kanë konfirmuar se do të jenë në Fadil Vokrri krah për krah Tigrave të Zi të Feronikelit.

(Kosova Sot Online)