Tri formacionet e mundshme të Barcelonës për sezonin e ri – MSN, defanziv dhe ideal

  • 30 July 2019 - 10:15
Tri formacionet e mundshme të Barcelonës për sezonin e ri – MSN, defanziv dhe ideal

Barcelona është tejet e zënë në këtë afat kalimtar, derisa po tenton t’i bëjë edhe disa transferime të tjera për sezonin e ri.

Skuadra katalunase e shpëtoi sezonin e kaluar me triumfin në La Liga, mirëpo kishte dështuar ta fitonte Kupën e Mbretit dhe ishte eliminuar në gjysmëfinale nga Liga e Kampionëve. Blaugranasit dëshirojnë që t’i ndryshojnë gjërat në këtë verë me transferimet që po i bëjnë, gjersa deri më tani kanë sjell, Antoine Griezmannin dhe Frenkie De Jongun, në formacion bazë.

Barcelona do t’i ketë tri formacione të mundshme për sezonin e ri, ku do të tentojë që ta fitojë tripletën:

Ribashkimi i MSN-së

Skuadra katalunase thuhet se është shumë afër që ta rikthejë Neymarin në Camp Nou, mirëpo ende nuk ka bërë një ofertë konkrete, por që gjasat janë shumë të mëdha që të realizohet transferimi. 

Formacioni më defanziv

Ernesto Valverde në sezonin e ri mund ta përdor Luis Suarezin si të vetëm në sulm, i mbështetur nga Lionel Messi. Kjo skemë më shumë do të përdorej nga Barcelona në rast se e kanë fituar ndeshjen e parë të ndonjë kompeticioni dhe nuk dëshirojnë t’u përmbyset rezultati si në vitet e kaluara. 

Formacioni ideal

Griezmann mund të jetë lideri i ri i sulmit të Barcelonës, pasi Luis Suarez po shkon drejt përfundimit të karrierës. Coutinho, Messi dhe Dembele do ta mbështesnin francezin, ndërsa Busquets dhe De Jong do t’i furnizonin me topa.

(Kosova Sot Online )