Ronaldo nuk luan, mbi dy mijë tifozë ngritin padi

  • 30 July 2019 - 11:59
Ronaldo nuk luan, mbi dy mijë tifozë ngritin padi

Mos aktivizimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldo në ndeshjen miqësore të së premtes së kaluar mes Juventus dhe klubit koreano-jugor me bazë në Seul, ka ngjallur irritimin e tifozëve nga Koreja e Jugut, të cilët kanë ngritur padi për rimbursim të shpenzimeve.

“Myung An”, firma ligjore me bazë në Korenë e Jugut ka informuar këtë të hënë se mbi 2000 tifozë kanë kërkuar shërbimet ligjore të firmës, për të ngritur padi ndaj “The Fasta”, kompanisë që organizoi miqësoren me Juventus. 

Në reklamën e bërë nga kompania organizatore, ishte njoftuar se CR7 do të aktivizohej të paktën 45 minuta.

Avokatët e zyrës ligjore njoftuan të hënën përmes një postii në rrjet se kompania organizatore kishte përfituar përfitime marramendëse falë reklamës mbi aktivizimin e Ronaldos, me biletat në kosto që varjonin nga $25 deri në $338, të shitura në vetëm dy orë e gjysmë.

(Kosova Sot Online)