Agjenti i Dybalas takohet me përfaqësuesit e Man Unitedit

  • 31 July 2019 - 09:23
Agjenti i Dybalas takohet me përfaqësuesit e Man Unitedit

Agjenti i sulmuesit argjentinas Paulo Dybala është takuar me përfaqësuesit e Manchester Unitedit në mes të lajmeve se Juventusi dhe klubi anglez janë duke diskutuar për mundësinë e shkëmbimit të Dybalas me Romelu Lukakun.

Mbrëmë në Londër, agjenti i Paulo Dybalas e diskutoi me drejtuesit e Manchester Unitedit mundësinë e transferimit të klientit të tij në Angli.

Qendërsulmuesi belg, Romelu Lukaku, besohet se e dëshiron me ngulm largimin nga “Old Traffordi” gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi që ai e ka humbur vendin në formacionin e parë të Ole Gunnar Solskjaer.

Fillimisht, Interi ishte favorit për transferimin e belgut 26-vjeçar. Mirëpo, përderisa Interi nuk ka arritur ta plotësojë kërkesën e Manchester Unitedit prej 87 milionë eurove, rivali i tyre i Serisë A ka hyrë në garë me ofertën për shkëmbimin me një lojtar që është kërkuar për një kohë të gjatë nga klubi anglez.

Juventusi e ofron edhe Mandzukicin si pjesë të marrëveshjes

Pas një sezoni jo edhe aq mbresëlënës, Dybala besohet se nuk është pjesë planeve të Juventusit për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, AS raporton se Dybala do të preferonte të qëndronte në “Allianz” dhe ta sfidonte veten nën drejtimin e trajnerit të ri, Maurizio Sarrit.

Por, nëse agjenti i tij arrin marrëveshje të kënaqshme me Manchester Unitedit, kjo do ta lejonte Juventusit dhe bordin drejtues të Manchester Unitedit të hynë në negociata edhe zyrtarisht për këtë shkëmbim, ku Juventusi është i gatshëm ta përfshijë edhe Mario Mandzukicin dhe 11 milionë euro.

Ndërkohë, media të tjera angleze raportojnë se Juventusi ka vendosur që të shkojë përpara me ofertën për Lukakun, pasi që klubi e ka marrë miratimin për këtë gjë edhe nga Cristiano Ronaldo.

(Kosova Sot Online )