Pas Milanit, edhe Roma interesohet për Lovrenin

  • 31 July 2019 - 10:49
Pas Milanit, edhe Roma interesohet për Lovrenin

Roma raportohet se ka shprehur interesim për ta transferuar qendërmbrojtësit kroat të Liverpoolit, Dejan Lovrenin, gjatë këtij afati kalimtar, pasi që klubi s’mundi ta përballojë financiarisht transferimin e Toby Alderweireldit nga Tottenhami.

Toby Alderweireldi kishte qenë lojtari i preferuar i Romës për ta përforcuar repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm, por 40 milionë eurot e kërkuara nga Tottenhami e pamundësuan këtë marrëveshje.

Për shkak të këtyre negociatave të dështuara, Sportitalia raporton se tani Roma e ka kthyer vëmendjen te kroati i Liverpoolit, Dejan Lovren, i cili ishte kërkuar gjatë kësaj vere edhe nga Milani dhe kushton 20 milionë euro.

Për më tepër, menaxheri i Lovrenit, Bjorn Beemer, pritet të arrijë në Itali së shpejti, ku ai do të negociojë për të ardhmen e klientit të tij.

Ndërkohë, Milani që nga atëherë ka arritur marrëveshje për ta transferuar Leo Duarten nga Flamengo, duke i heshtur kështu spekulimet se do të tentojnë ta transferojnë edhe Lovrenin këtë verë.

Lovreni nuk ka vend në formacionin e parë të Liverpoolit, megjithatë për të do të jetë ta zë një vend edhe në bankën rezervë të Jurgen Kloppit, i cili së fundi e transferoi qendërmbrojtësin e ri, Sepp van den Berg.

Përderisa në Liverpooli Lovreni i fiton pesë milionë euro në vit, Milani raportohej se do t’ia ofronte vetëm katër milionë euro në vit në një kontratë pesëvjeçare. Ofertë të njëjtë besohet se do të bëjë edhe Roma. 

(Kosova Sot Online)