Publikoi video intime aksidentalisht, rrëfehet ish-lojtari i Tottenhamit N’Jie

  • 31 July 2019 - 11:05
Publikoi video intime aksidentalisht, rrëfehet ish-lojtari i Tottenhamit N’Jie

Clinton N’Jie ka kërkuar falje pasi që e kishte transmetuar drejtpërdrejt takimin e tij intim me një vajzë. Ai pretendon se e bëri këtë gjë aksidentalisht.

Pamjet e marrëdhënieve intime mes 25-vjeçarit, që më herët kishte qenë pjesë e Tottenhamit, dhe partneres së tij ishin të publikuara në rrjetin social Snapchat, para se ai ta kuptonte gabimin e tij dhe ta fshinte videon.

Megjithatë, videoja u fshi nga llogaria e tij vetëm pasi ishte marrë nga shumë persona dhe ishte shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale. Pas të gjithë këtij incidenti, N’Jie kërkoi falje.

“Më vjen keq, kisha pirë shumë alkool. Unë e festova kontratën time të re dhe desha t’i lexoj lajmet. E shtypa butonin e gabuar”, ka thënë N’Jie në një intervistë të dhënë për Orange.fr.

N’Jie e kishte zgjedhur një moment të çuditshëm për të lexuar për veten dhe transferimin e tij, mirëpo ai ka bërë të ditur se është i emocionuar të luaj për Dynamo Moscow.

Ai nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin rus javën e kaluar, pas një sezoni zhgënjyes me Marseille. Anësori i kaloi dy vjet me Tottenhamin e Mauricio Pochettinos, mirëpo ai nuk gjeti asnjëherë vend në ekipin e parë.

(Kosova Sot Online)