Man Utd duhet t’i paguajë 100 milionë euro për Maguiren

  • 31 July 2019 - 12:55
Man Utd duhet t’i paguajë 100 milionë euro për Maguiren

Leicester City e ka vendosur çmimin për qendërmbrojtësin e tij

Manchester Unitedi është më i vendosur se kurrë për ta transferuar Harry Maguire.

Mirëpo, “Djajtë e Kuq” duhet ta bëjnë ofertën e duhur për ta bindur Leicester Cityn që t’ua shesë atyre yllin e vetë.

Ish-kampioni i Anglisë e vlerëson qendërmbrojtësin stabil plot 100 milionë euro.

Sipas të përditshmes britanike “Telegraph”, Maguire dëshiron të transferohet në “Old Trafford” dhe mezi e pret marrëveshjen në mes të dy klubeve.

Nëse transferohet në Manchester, Maguire do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.

Ai ishte njëri prej mbrojtësve më stabilë të Premierligës viteve të fundit. 

(Kosova Sot Online)