Andy dhe Jamie Murray fitojnë në Washington Open

  • 01 August 2019 - 08:23
Andy dhe Jamie Murray fitojnë në Washington Open

Andy Murray dhe Jamie Murray u kthyen së bashku në fushë, për herë të parë që nga viti 2016, me fitoren prej tre setesh kundër dyshes franceze me shumë përvojë, Nicolas Mahut dhe Edouard Roger-Vasselin.

Vëllezërit skocezë i humbin tre pikë për ta fituar ndeshjen, para se ta siguronin fitoren 4-4 6-7 (7-9) 10-5, në Washington Open.

Setin e tretë ata ishin duke e humbur 5:2, mirëpo u kthyen fuqishëm, duke i fituar tetë pikë radhazi dhe duk e siguruar fitoren në këtë përballje të vështirë.

Ish-numri një i botës ishte frikësuar se karriera e tij si tenist mund t’i ketë përfunduar për shkak të operacionin të ijëve, mirëpo, vetëm pesë muaj pas këtij operacioni, ai u kthye në garat e dysheve, duke e fituar titullin e Mbretëreshës bashkë me Feliciano Lopezin e Spanjës.

Tri-herë kampioni i Grand Slams thotë se ai mund të kthehet plotësisht në tenis gjatë gushtit, në Cincinnati Masters. Këtë gjë e dëshmoi edhe në fushën e lojës, pasi që u duk në formë shumë të mirë, përkrah vëllait të tij, Jamiet.

Dyshja Murray,  që e fitoi titullin në Valencia 2010 dhe Tokyo 2011,  do të luajnë kundër Michael Venusit nga Zelanda e Re dhe Raven Klaasenit nga Afrika e Jugut të premten, kur do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online )