Rrëfimi i 17-vjeçarit që vuan nga kanceri: Këmbën ma bënë gju që të luaj futboll sërish

  • 01 August 2019 - 11:14
Rrëfimi i 17-vjeçarit që vuan nga kanceri: Këmbën ma bënë gju që të luaj futboll sërish

Një adoleshent e ka rrëfyer historinë e tij se si këmbën e tij ia kanë shndërruar në gju mjekët, në mënyrë që ai të mundë të luaj futboll sërish, përkundër që po vuan nga një lloj i rrallë i kancerit të eshtrave.

Robbie Readie u detyrua ta përballojë një operacion prej 13 orësh, pasi u diagnostikua me “osteosarcoma”, një formë e rrallë e kancerit të eshtrave, vitin e kaluar.

14-vjeçari është vetëm personi i gjashtë në Britani të Madhe që e ka bërë këtë operacion, i njohur si “rotationplasty”, ku këmba e Robbiet është kthyer dhe është shndërruar në gju.

Adoleshenti nga Clydebank i Dunbartonshire thotë se është shumë i emocionuar që të luajë futboll me Shoqatën Skoceze të Futbollit muajin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)