Dybala mbërrin në Torino për bisedime

  • 01 August 2019 - 11:56
Dybala mbërrin në Torino për bisedime

Paulo Dybala ka mbërritur në Torino për bisedime me trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri, për të ardhmen e vet.

Dybala nuk foli për gazetarë derisa u fut në makinë dhe vazhdoi drejt qendrës mjekësore të Juventusit, ku do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore, transmeton Gazeta Express.

Pas testeve, argjentinasi do të ulet për të biseduar me Sarrin për herë të parë, me temën kryesore që do të jetë e ardhmja e tij.

Ndërkohë, bisedimet mes Juventusit dhe Manchester Unitedit për një shkëmbim Dybala-Romelu Lukaku janë duke vazhduar.

The Sun pohon se Dybala dëshiron pagë në vlerë 380 mijë euro në javë, apo më shumë se Paul Pogba në United.

Por, sipas Sky Sport Italia, bisedimet për ta gjetur një marrëveshje me klubin dhe lojtarin po vazhdojnë. /Gazeta Express/  

(Kosova Sot Online)