Ish-drejtori Fassone: Ronaldo ishte i hapur për t’u transferuar te Milani

  • 02 August 2019 - 09:14
Ish-drejtori Fassone: Ronaldo ishte i hapur për t’u transferuar te Milani

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone pretendon se Cristiano Ronaldo ishte i hapur për t’u transferuar në San Siro para se të bashkohej përfundimisht në Serie A me kampionët e Juventusit sezonin e kaluar.

Ronaldo ndërroi  Real Madridin për Juve në një marrëveshje prej 112 milionë eurosh përpara nisjes së sezonit 2018-19, por  kishte interes të dukshëm edhe nga Milani para transferimit. Ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli pohoi se Ronaldo ishte në prag të nënshkrimit me ta përpara se ish-pronarët e udhëhequr nga Li Yonghong të bllokojnë marrëveshjen dhe pastaj kontrollin e klubit e morën fondi Elliott Management. 

Fassone, i cili e ndoqi Mirabellin nga largimi prej Milanit pas ndërrimit të pronarëve në korrik të vitit të kaluar, mbështeti këto pretendime.

“Presidenti e donte Cristiano Ronaldon, por shifrat na thanë që kjo ishte e padiskutueshme”, ka thënë fillimisht Fassone për Sportitalia. 

“Ronaldo ishte i hapur për të vlerësuar mundësinë, pasi Milani është një klub i famshëm dhe kishte entuziazëm përreth nesh”.

“Sidoqoftë, ne kurrë nuk kemi shkuar përtej disa llogaritjeve të brendshme dhe duke parë nëse ai ishte potencialisht i hapur për të”, përfundoi italiani. 

(Kosova Sot Online )