Mbappe e lut Neymarin: Qëndro në PSG

  • 02 August 2019 - 14:30
Mbappe e lut Neymarin: Qëndro në PSG

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, i ka thënë Neymari të qëndrojë në skuadrën franceze bashkë me të, e pastaj kërkoi falje që i kishte nxitur spekulimet për një largim të mundshëm të vetin këtë verë.

Superylli brazilian është përfolur për një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germaini këtë verë, pasi pati probleme me klubin për kthimin e tij në kampin stërvitor, pas interesimit të Barcelonës për transferimin e tij.

Neymari iu bashkua skuadrës së PSG-së në stërvitje të enjten, para përplasjes kundër Rennes në Trophee des Champions. Ai nuk do të marrë pjesë në këtë ndeshje për shkak të një suspendimi, mirëpo Mbappe e shfrytëzoi konferencën për shtyp para ndeshjes për ta lutur lojtarin më të shtrenjtë në botë të qëndrojë në Francë.

“Dua që ai të qëndrojë dhe i kam treguar atij se çfarë mendoj për këtë situatë. Është e qartë për mua. Ai është një lojtar i rëndësishëm këtu dhe unë dua që ai të qëndrojë”, ka thënë Mbappe.

“Neymari ka qenë gjithmonë ashtu siç është tani, plot cilësi. Ai e ka dëshmuar këtë gjë gjithmonë”.

Ndërkohë, Mbappe tentoi ta qartësojë edhe të ardhmen e tij, e cila dukej e pasigurt në maj, kur vetë ai tha se është i gatshëm ta ketë një sfidë të re në karrierë dhe të marrë më shumë përgjegjësi.

“Unë i lashë shumë dyer hapur me fjalimin tim. Nuk ishte vendi i duhur për atë fjalim, më vjen keq. Nuk doja ta vjedhja vëmendjen nga lojtarët e tjerë. Unë dua të fitoj tituj, ky është interesi im i vetëm dhe i PSG-së”, shtoi Mbappe.

(Kosova Sot Online)