Zyrtare: Llapi përforcon mbrojtjen me Halitin

  • 02 August 2019 - 14:41
Zyrtare: Llapi përforcon mbrojtjen me Halitin

Qendërmbrojtësi shtatlartë, Taulant Haliti ka nënshkruar kontratë profesionale pesëvjeçare me Llapin, duke u kthyer kështu në vendlindje.

Lajmin për përforcimin e fundit në skuadrën e Llapit, që sezonin e kaluar të Ipko Superligës së Kosovës e mbylli në vendin e tretë, e bëri të ditur Llapi përmes faqes zyrtare në Facebook.

“Taulant Haliti i bashkohet vargut të shumtë të futbollistëve të rinj që premtojnë shumë në të ardhmen, andaj klubi ka vendosur për 5 vite ta mbaj nën ‘petkun premtues’”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Taulant Haliti, 18-vjeçar, është i gjatë 1.86 m dhe ka qenë pjesë e KF Ramiz Sadikut, ku u shpall kampion në regjionin e Prishtinës dhe kampion i Kosovës. Taulanti u shpall futbollisti më i mirë në vitin e kaluar për kategorinë U-17 të Kadetëve.

(Kosova Sot Online)