Arrihet marrëveshja, Harry Maguire është i Manchester Unitedit

  • 02 August 2019 - 19:09
Arrihet marrëveshja, Harry Maguire është i Manchester Unitedit

Harry Maguire do ta veshë fanellën e Manchester Unitedit sezonin 2019/20.

“Sky Sports” raporton se Manchester United dhe Leicester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit, Harry Maguire.

Raportohet se Maguire do t’i kushtojë “Djajve të Kuq” 80 milionë funte.

26-vjeçari pritet t’i kryejë testet mjekësore këtë vikend dhe do të shndërrohet në mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, duke lënë prapa Virgil Van Dijkun që në vitin 2018 iu bashkua Liverpoolit për 75 milionë funte nga Southamptoni.

Maguire do të jetë blerja e tretë këtë verë për Solskjaer, pas Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James.

Image

(Kosova Sot Online)