Cavani: Neymar ka edhe shumë për t’i dhënë PSG-së

  • 03 August 2019 - 00:00
Cavani: Neymar ka edhe shumë për t’i dhënë PSG-së

Edinson Cavani mendon se Neymar mund të rritet si person pas asaj që po ndodh edhe këtë verë dhe se ka edhe shumë për t’i ofruar Paris Saint-Germainit.

Braziliani vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga PSG-ja, për t’u rikthyer në Barcelonë.

Spekulimet për të vazhdojnë të rriten, i cili ka pushtuar sërish mediat botërore, ashtu si çdo verë tjerë, qoftë për gjëra pozitive, por edhe negative. Por, derisa është lojtar i PSG-së, Cavani beson se ka shumë për t’i dhënë kampionëve të Francës.

“Shpresoj që gjithçka që i ka ndodhur atij do ta ndihmojë që të rritet si individ”, tha Cavani fillimisht për “Le Parisien”.

“Mendoj se ai ende ka për t’i dhënë PSG-së, deri në ditën e fundit është këtu si lojtar. Ai ka edhe shumë për t’i dhënë futbollit gjithashtu”.

Neymar ka shënuar 51 gola në 58 paraqitje me PSG-në në dy vite, teksa ka dhuruar edhe 29 asistime.

Derisa Cavani beson se Neymar ka shumë për t’i dhënë PSG-së, kështu nuk mendon Thomas Tuchel, i cili e ka lënë jashtë për finalen e Superkupës së Francës të shtunën kundër Rennes. 

(Kosova Sot Online)