Gary Cahill pritet të mbetet në Angli, tri oferta për ish-kapitenin e Chelseat

  • 03 August 2019 - 08:45
 Gary Cahill pritet të mbetet në Angli, tri oferta për ish-kapitenin e Chelseat

Gary Cahill është një lojtar i lirë dhe në pritje për ta mësuar skuadrën e re.

Qendërmbrojtësi anglez është larguar nga Chelsea pas shtatë viteve qëndrim në ‘Stamford Bridges’. 

33-vjeçarit i ka skaduar kontrata me klubin londinez dhe është larguar si futbollist i lirë.

Por duket se e ardhmja e tij do të vazhdoj të jetë në vendlindje, më saktësisht në Ligën Premier.

Cahill ka tri oferta para vetës, me West Ham, Crystal Palace dhe Burnleyn që po e duan lojtarin.

Ish-reprezentuesi anglez synon të nënshkruajë një kontratë një vjeçare, pasi pas një viti do të vazhdoj karrierën në MLS te Inter Miami. 

(Kosova Sot Online )