Besar Musolli vazhdon me Kukësin

  • 03 August 2019 - 11:12
Besar Musolli vazhdon me Kukësin

Futbollisti kosovar Besar Musolli do të jetë pjesë e Kukësit edhe për edicionin e ri. Ish futbollisti i Hysit është paraqitur në seancat stërvitore te Kukësi pas disa ditë mungesash.

Mesfushori llapjan i kishte skaduar kontrata me Kukësin në fundin e këtij kampionati, por që futbollisti nuk kishe bërë me kohë tërheqjen e dokumenteve nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe në bazë të rregullores së garave kontrata rinovohet me klubin aktual në mënyrë automatike.

Musolli ishte i shumëkërkuar në Kosovë, derisa njëra nga skuadra më serioze për të ishte Gjilani, por ja që shpresat e skuadrës nga anaforave tashmë janë shuar.

(Kosova Sot Online)