Pogba nuk do të luajë kundër Milanit

  • 03 August 2019 - 12:42
Pogba nuk do të luajë kundër Milanit

Paul Pogba do të humbasë miqësoren e fundit të Manchester Unitedit para startit të sezonit të ri në Premierligë.

Mesfushori i “Djajve të Kuq” ka probleme me shpin dhe s’do të mund të paraqitet sonte në miqësoren që Unitedi do ta zhvillojë me Milanin nga ora 18:35 në International Champions Cup.

Megjithatë, Solskjaer beson se lojtari do të jetë gati për startin e Premierligës, sinjale të tjera se ende nuk është marrë vendim për të ardhmen e 26-vjeçarit.

Ai kërkohet me ngulm nga Zinedine Zidane për të përforcuar mesfushën që vitin e fundit por edhe në ndeshjet parasezonale, nuk ka qenë ajo që ia fitoi Madridit tre trofe të Champions League me radhë.

Van de Beek është afër kalimit në Madrid, por pavarësisht kësaj – MARCA raporton se nuk do ta pengojë blerjen e Pogbas dhe se Reali do të tentojë deri në ditën e fundit për ta blerë objektivin kryesor të Zidanit. 

(Kosova Sot Online)