Goli i çmendur i Lenjanit në Zvicër

  • 04 August 2019 - 09:18
Goli i çmendur i Lenjanit në Zvicër

Lenjani ka shënuar gol fantastik në Zvicër të shtunën, duke treguar se është gati për një tjetër start pozitiv.

Sioni e ka mposhtur FC Zurichun 3-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në Superligën e Zvicrës.

Për Sionin golat i shënuan shqiptarët, dy Pajtim Kasami dhe një anësori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.

Lenjani shënoi një gol fantastik me të majtën e tij të papërshtatshme, që ndoshta do të zgjidhet edhe më i miri i javës apo muajit në Zvicër.

Sezonin e kaluar Lenjani shënoi 6 gola dhe dhuroi 10 asiste në 28 paraqitje.


(Kosova Sot Online)