Hadërgjonajt nuk i realizohet dëshira, mbetet te Hunddersfieldi

  • 04 August 2019 - 12:28
Hadërgjonajt nuk i realizohet dëshira, mbetet te Hunddersfieldi

Hadërgjonaj do ta vazhdojë të luajë te Hunddersfieldi, përkundër dëshirës për ta shijuar sërish Premierligën.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj, edhe pse kishte shprehur dëshirë të largohet nga Hunddersfieldi, pasi kjo skuadër ka rënë në Championship, duket se kjo nuk do të ndodhë.

Sipas mediave angleze, lojtari do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës angleze edhe për edicionin e ardhshëm 2019/20.

Huddersfield ra nga Premierliga sezonin e kaluar dhe tash do të garojë në Championship, ku luajnë edhe tre futbollistë tjerë të Kosovës, Bersan Celina (Swansea City), Atdhe Nuhiu (Sheffield Wednesday) dhe Arijanet Muriq (Nottingham Forest F.C.).

Gjatë kësaj vere, Florent Hadërgjonaj u raportua se po kërkonte një sfidë të re por klubi nuk hoqi dorë nga ai duke i kërkuar që të respektojë kontratën, i cila i skadon në qershor të vitit 2021.

(Kosova Sot Online)