Dardanët të gatshëm për sfidën Kosovë – Britani e Madhe

  • 05 August 2019 - 10:59
Dardanët të gatshëm për sfidën Kosovë – Britani e Madhe

Kombëtarja e Kosovës në basketboll të mërkurën me 7 gusht do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe në kuadër të parakualifikimeve për kampionatin evropian.Tifozët e Kosovës, ‘Dardanët’ kanë kërkuar përkrahje të madhe për kombëtaren në këtë ballafaqim që zhvillohet të mërkurën nga ora 20:30.

Ja njoftimi i tifozëve:

“Të mërkurën (7 gusht) Kosova jonë përballet me Britaninë e Madhe, në kuadër të parakualifikimeve për kampionatin evropian.Ndeshja zhvillohet në palestrën Minatori në Mitrovicë nga ora 20:30.Dardanët do të jenë gjithmonë aty për të përkrahur Kosovën.
Grumbullimi i tifozëve dhe shpërndarja e biletave, bëhet duke filluar nga ora 19:00 tek palestra Minatori në Mitrovicë më 7 gusht.Ftojmë dashamirët e sportit, basketbollit dhe tifozët e Kosovës, të na bashkangjiten në përkrahje të djelmoshave tanë”, shkruhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)