U ofendua në baza racore nga tifozët italianë, Everton baner për Kean

  • 05 August 2019 - 20:40
U ofendua në baza racore nga tifozët italianë, Everton baner për Kean

Tifozët e Everton kanë arritur të mbledhin më shumë se 2000 euro për të bërë një baner për Moise Kean pasi që ai u ofendua në baza racore nga tifozët italianë

Kean është njëri prej sulmuesve më të mirë të rinj, pasi që ka shënuar edhe dy gola për Azzurri në tri paraqitje të tij.

Megjithatë, 19 vjeçari ishte shpesh objekt i koreve dhe fyerjeve racore, sidomos në fitoren 2-0 të Cagliarit sezonin e kaluar.

Në një ofertë për ta mbështetur lojtarin e tyre të ri, faqja JustGiving ka nisur një fond për ta krijuar një baner ku thotë se “Everton janë një familje e bashkuar kundër racizmit”.

Ai do të shfaqet në ndeshjen e parë të Toffees kundër Ëatfod më 17 gusht si vendas.

Edhe pse qëllimi ishte të mblidhen 1000 funte (1086 euro), tifozët kanë mbledhur 2017 funte (2290 euro) për Kean, i cili sapo është transferuar në Angli në një marrëveshje për 30 milionë euro. 


(Kosova Sot Online)