Chelsea dhe Galatasaray afër marrëveshjes me Bakayokon

  • 06 August 2019 - 08:56
Chelsea dhe Galatasaray afër marrëveshjes me Bakayokon

Chelsea është e gatshme që sërish ta largojë Tiemoue Bakakyokon në formë huazimi, derisa Galatasaray i ka hapur bisedimet për mesfushorin.

Francezi u rikthye në Stamford Bridge në këtë verë, pasi sezonin e kaluar ishte i huazuar te Milani, por pa arritur të lë gjurmë. Pasi Rossonerët nuk dëshiruan ta ushtronin të drejtën e tyre për ta blerë ish-anëtarin e Monacos për 35 milionë euro, ai u rikthye te skuadra londineze.

Megjithatë, mësohet se 24-vjeçari nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë te The Blues, pasi Galatasaray e dëshiron transferimin e tij.Frank Lampard i ka bërë me dije Bakayokos se nuk është në planet e tij për sezonin e ri, andaj me shumë gjasë do të dërgohet në huazim te skuadra turke.

Chelsea thuhet se i kërkon pesë milionë euro nga huazimi i mesfushorit francez nga Galata, derisa tani kanë mbetur vetëm kushtet e pagës me lojtarin. 

(Kosova Sot Online )