Si do të përdoret VAR-i në Premierligë?

  • 06 August 2019 - 10:00
Si do të përdoret VAR-i në Premierligë?

Pavarësisht se a ju pëlqen apo jo, VAR-i (Video Assistant Referee) do të përdoret në Premierligës gjatë sezonit 2019/20.

Liga e nivelit të parë të Anglisë është njëra ndër garat e shumta që tani po e përdor këtë teknologji. VAR-i ka qenë duke u inkuadruar gradualisht në të gjitha garat gjatë dy vjetëve të fundit.

dhe pse shumë njerëz e shohin VAR-in si zhvillim të natyrshëm dhe të nevojshëm për futbollin modern, kjo teknologji është përballur edhe me shumë kritika. Por, si do të përdoret VAR-i në Premierligë?

Gjëja kryesore që duhet ta dini është se principi bazë për përdorimin e VAR-it në Premierligë është që të përdoret vetëm për gabime të qarta e të sigurta dhe për incidente që s’janë vërejtur nga gjyqtari në këto katër raste:

Gola – A duhet të qëndrojë një gol apo jo? A ka pasur ndonjë gjë të palejuar gjatë aksionit, si ndërhyrje apo pozitë jashtë loje?

Penallti – të vendoset nëse gjyqtari e ka marrë vendimin e duhur për akordimin apo jo të një penalltie.

Kartonët e kuq direkt – A e mori ndëshkimin e duhur një futbollist për ndonjë incident në fushë?

Identifikimi i gabuar – Kur gjyqtar e ndëshkon ndonjë lojtar me karton të verdhë apo të kuq, VAR-i sigurohet se gjyqtari e ka identifikuar lojtarin e duhur.

Ndryshimi kryesor që Premierligë dëshiron ta bëjë është të mos e ndalojë ndeshjen shumë herë dhe të mos humbet shumë kohë. Për ta arritur këtë gjë, gjyqtarët në fushë dhe ata të VAR-it do të jenë në kontakt vazhdimisht.

Gjyqtari në fushë do t’ua shpjegojë gjyqtarëve të VAR-i vazhdimisht se çfarë ka parë, përderisa gjyqtarët i verifikojnë videot. VAR-i do të ndërhyjë vetëm nëse gjyqtari në fushë nuk e përshkruan saktë ndonjë incident në fushë.

Kur VAR-i ndërhyn, Premierliga insiston që gjyqtari të mos shkojë shumë shpesh edhe vetë për ta verifikuar videon në ekranin e vendosur pranë fushës, në mënyrë të mos ndalohet loja për një kohë të gjatë.

Sa i përket pozitave jashtë loje, Premierliga i ka këshilluar gjyqtarët ta ngrenë flamurin menjëherë për pozita jashtë loje të qarta. Por në rastet kur nuk shihet qartë apo lojtarët janë shumë afër njëri tjetër, gjyqtarët këshillohen ta mbajë flamurin poshtë në mënyrë që aksioni të vazhdojë e pastaj VAR-i e shqyrton nëse ka pasur pozitë jashtë loje apo jo.

Për të qenë më transparentë, Premierliga do të bëhet gara e parë në të cilën edhe tifozët do të mundë t’i shikojnë videot e VAR-it në ekranet e mëdha në stadium, pasi të përfundojë një procesi i vlerësimit nga VAR-i. Kjo bëhet me qëllimin që tifozët në stadium të jenë po aq të informuar sa ata në shtëpi.

Domethënia e veprimeve të gjyqtarit gjatë verifikimeve të VAR-it:

Gjithashtu, lojtarët mund të ndëshkohen nëse sugjerojnë se duhet të konsultohet VAR-i, duke e bërë një kuti me duar para gjyqtari ose nëse e ndërprenë procesin e verifikimit në çfarëdo mënyrë. 

(Kosova Sot Online)