“Shiteni palaçon” – Tifozët e Arsenalit e kritikojnë ashpër Mustafin

  • 06 August 2019 - 10:35
“Shiteni palaçon” – Tifozët e Arsenalit e kritikojnë ashpër Mustafin

Tifozët e Arsenalit e kanë kritikuar ashpër qendërmbrojtësin e skuadrës së tyre, Shkodran Mustafin, pas paraqitjes së tij në ndeshjen e së dielës, kundër Barcelonës.

Gjermani me origjinë shqiptare hyri në lojë kur kishin mbetur vetëm edhe tri minuta, mirëpo ndeshjen në fund e fitoi Barcelona falë një goli të vonshëm të Luis Suarezit.

Fillimisht në epërsi kishte kaluar Arsenali në këtë ndeshje, pas golit të Pierre-Emerick Aubameyang. Mirëpo, një autogol i Ainsley Maitland-Niles bëri që katalonasit ta barazojnë rezultatin.

Përkundër këtij gabimi të Niles, ishte Mustafi ai i cili i mori kritikat më të mëdha pas kësaj ndeshjeje. Më poshtë mund t’i lexoni disa nga postimet e tifozëve të Arsenalit në rrjetin social Twitter.

“Arsenal 1-1 Lyon; Mustafi hyn në lojë; Arsenali pranon gol për të pësuar disfatë 2:1. Barcelona 1:1 Arsenal; Mustafi hyn në lojë; Arsenali pranon gol për të pësuar disfatë 2:1”, shkroi @UberAFC.

 

(Kosova Sot Online)