Faza e dytë e grupeve të Kampionatit Evropian fillon nesër

  • 06 August 2019 - 12:07
Faza e dytë e grupeve të Kampionatit Evropian fillon nesër

Dita e martë është pushim sa i përket ndeshjeve në Kampionatin Evropian, Divizioni B, për vajzat U20, që po zhvillohet në Prishtina.

Ndërkohë, nga dita e mërkurë fillon faza e dytë e grupeve. Dy vendet e para nga faza e parë e grupeve, kanë formuar dy grupe të reja, me nga katër ekipe. Dy përfaqësueset e para të grupit do të luftojnë për tu kualifikuar në gjysmëfinale.

Kroacia, Izraeli, Irlanda dhe Britania e Madhe, janë në njërin grup, derisa në tjetrin janë: Turqia, Rumania, Finlanda dhe Bullgaria. 

Kosova është në grup me Islandën, Ukrainën dhe Greqinë. Këto kombëtare luftojnë për pozitat 9-12.
Fillimisht Kosova të mërkurën do të përballet me Ukrainën, më pas me Islandën të premten dhe të dielën ndeshjen e fundit ndaj Greqisë.

Të dielën përfundon Evropiani në Prishtinë, kur zhvillohet ceremonia mbyllëse dhe finalja.

(Kosova Sot Online)