Zyrtare: Feronikeli emëron trajner ish-futbollistin e Partizanit të Beogradit

  • 06 August 2019 - 13:26
Zyrtare: Feronikeli emëron trajner ish-futbollistin e Partizanit të Beogradit

Katër ditë pasi u bë e ditur se Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i Feronikelit, klubi drenicas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin malazias Dejan Vukicevic.

Pas suksesit në Ipko Superligë dhe Kupën e Kosovës, Zekirija Ramadani dështoi të ecë shumë përpara në Evropë me skuadrën e tij. Pas një takimi të brendshëm, presidenti Naser Ramaj vendosi që Ramadani të mos jetë në karrigen e trajnerit.

Në këtë karrige tani do të ulet trajneri Dejan Vukicevic, i cili gjatë karrierës së tij kishte luajtur në disa klube, përfshirë këtu Partizanin e Beogradit.

Njoftimi i plotë i Feronikelit:

Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin Dejan Vukiëevië. Ai ka qënë futbollist i shumë skudrave të njohura si Buducnost/ Podgorica, Mogren/Budva, Partizan/Beograd, Sevila/Spanjë, Larnaca/Qipro etj.

Vukiëevië ka qenë poashtu trajner i shumë skudrave të njohura si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadres Ventspils/Latvia.

Gjatë karrieres së tij si futbollist dhe poashtu si trajner ka a fituar tituj të kampionit dhe poashtu trofe të kupes me ekipe të ndryshme.

Vukiëevië ka arriturr marrëveshje 1 vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020.

Sot në stervitjen e ekipit në orën 18:00 në stadiumin e KF Feronikeli do të jetë prezent trajneri i ri.

Ftojmë mediat të jenë të pranishme në stadium në orën 17:45.

(Kosova Sot Online)