Zyrtare: Rooney kthehet në Angli, bëhet trajner dhe lojtar i Derby Countyt

  • 06 August 2019 - 15:58
Zyrtare: Rooney kthehet në Angli, bëhet trajner dhe lojtar i Derby Countyt

Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, do të largohet nga klubi i Major League Soccer (niveli i parë i futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), DC United, për t’iu bashkuar klubit të Championshipit, Derby Countyt, si lojtar dhe trajner.

Sulmuesi 33-vjeçar, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Unitedit dhe Anglisë, do t’i bashkohet Derby Countyt fillimisht me kontratë 18-muajshe.

Rooney ishte transferuar në DC United nga Evertoni në korrik të vitit 2018, dhe që nga atëherë i ka shënuar 23 gola në 41 ndeshje.

“Jam i sigurt se mund të jap kontribut të madh. Jam shumë i emocionuar për mundësinë që Derby County ma ka dhënë. Mezi po pres t’i bashkohem trajnerit të Derby Countyt, Phillip Cocut, stafit të tij dhe skuadrës së ekipit të parë”, ka thënë Rooney.

“Jam po aq i emocionuar ta fillojë karrierën time si trajner në Derby County, duke punuar me ekipin e parë dhe me akademinë”.

 

Derby, që e filloi sezonin e ri me fitore me rezultat 2:1 kundër Huddersfieldit të hënën, janë duke u drejtuar nga Cocu pas që ish-trajneri, Frank Lampard, u largua nga pozita e trajnerit muajin e kaluar, për t’iu bashkuar Chelseat.

(Kosova Sot Online)