Ngrihen dyshime mbi mungesën e Modricit në skuadrën e Real Madridit

  • 07 August 2019 - 14:27
Ngrihen dyshime mbi mungesën e Modricit në skuadrën e Real Madridit

Mesfushori kroat, Luka Modric, është lënë jashtë skuadrës së Zinedine Zidane për ndeshjen miqësore kundër Red Bull Salzburgut dhe e përditshmja spanjolle, AS, raporton se ai nuk është i lënduar, por mungesa mund të jetë vetëm për shkak të vendimit të trajnerit.

Në listën e skuadrës së Zinedine Zidane për ndeshjen e gjashtë miqësore të turneut parasezonal janë vërejtur disa mungesa. Trajneri ka zgjedhur ta lë Marianon jashtë skuadrës, përderisa edhe James Rodriguez dhe Gareth Bale mungojnë. Për të ardhmen e të treve ka pasur dyshime gjatë kohës së fundit.

Në anën tjetër, edhe Kudo dhe Rodrygo kanë mbetur jashtë kësaj liste. Mungesa e tyre është e arsyeshme pasi që ata do të luajnë për Real Madrid Castillan të mërkurën, në ndeshjen e tyre të parë nën drejtimin e Raulit.

Mungesa tjetër është Luka Modrici. E përditshmja spanjolle, AS, raporton se kroati nuk ka probleme me lëndime dhe megjithatë është lënë jashtë skuadrës për shkak se kështu vendosi trajneri.

Modric, fituesi aktual i Topit të Artë, ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën e Real Madridit gjatë katër sukseseve në Ligën e Kampionëve. Por, në moshën 33-vjeçare, ai po i afrohet fundit të karrierës së vet.

Verën e kaluar, ai tentoi të largohet, mirëpo Real Madridi nuk e lejoi këtë gjë dhe i refuzoi të gjitha ofertat e bëra nga Interi. Pasi vendosi të qëndrojë në skuadër, Florentino Perez e shpërbleu me pagë më të lartë, dhjetë milionë euro në vit.

Rinovimi i kontratës së Toni Kroosit e bëri të ditur strategjinë e Real Madridit për të ardhmen. Për më tepër, kjo kuptohet edhe nga tentimet e Real Madridit për ta transferuar Paul Pogban gjatë këtij afati kalimtar.

Modrici nuk është lënë jashtë skuadër për shkak të ndonjë lëndimi dhe mungesa e tij do të ndikojë që vetëm të shtohet spekulimet për një largim të mundshëm të tij. 

(Kosova Sot Online)