“Mund t’ia thyej dy këmbët Messit, birit të k*rvës” – Deklaratat e vjetra të lojtarit të ri të Barçës

  • 07 August 2019 - 14:48
“Mund t’ia thyej dy këmbët Messit, birit të k*rvës” – Deklaratat e vjetra të lojtarit të ri të Barçës

Postimet e vjetra të Junior Firpes në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter janë bërë virale, pas zyrtarizimit të transferimit të tij në Barcelonë. Në njërën prej këtyre postimeve, Firpe ishte lavdëruar se ai mund t’ia thyejë dy këmbët Lionel Messit.

Kampionia spanjolle i siguroi shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, 22-vjeçar, nga Real Betisi për një shumë që mund të arrijë deri në 27.5 milionë funte.

Por, Firpo, i cili nënshkroi kontratë pesëvjeçare me katalonasit, mund ta ketë një takim të parë të sikletshëm me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, për shkak të disa postimeve të vjetra në Twitter.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Firpo ishte lavdëruar, dukë shkruar: “mund t’ia thyej dy këmbët Messit me vetëm një goditje”.

Për më tepër, ai e kishte quajtur pesë-herë fituesin e Topit të Artë “bir k*rve”.

Ish-lojtari i Real Betisit tani ka kërkuar falje për deklaratat e tij të vjetra, duke thënë se i kishte bërë ato pasi që shoku i tij ishte tifoz i Messit.

“Shoku im më i mirë në atë kohë ishte nga Barcelona dhe ishte tifoz i Messit sepse Leo është më i miri në botë, pa asnjë dyshim. Unë i thashë atij të thotë gjëra të shëmtuara për Messin në Twitter”, ka thënë Firpe.

“Kjo është e gjitha, gjëra të fëmijëve. Janë gjëra që i bën kur mendon se askush nuk të njeh dhe kur ti nuk mund të mendosh për ndikimin që mund ta kesh pas disa viteve. Unë duhet të kërkoj falje për këtë gjë”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se Messi është më i miri i të gjitha kohëve. Gjithmonë e them këtë kur flas për Topin e Artë: duhet t’ia japin atë Messit dhe ta krijojnë një çmim tjetër për të vdekshmit për ta parë kush ma i miri pas Messit”.

(Kosova Sot Online)