Klubi i njohur evropian ofron 36 milionë euro për Shaqirin

  • 07 August 2019 - 16:18
Klubi i njohur evropian ofron 36 milionë euro për Shaqirin

Raportet nga Zvicra thonë se Monaco ia ka vënë syrin futbollistit kosovar, i cili nuk kishte hapësira të mjaftueshme tek Liverpooli në pjesën e dytë të sezonit.

Afati kalimtar i verës në Angli do të mbyllet pas më shumë se 24 orësh dhe klubet e Premierligës po planifikojnë t’i bëjnë lëvizjet e fundit.

Dhe, e përditshmja zvicerane “Blick” shkruan se Xherdan Shaqiri mund të largohet befasisht nga Liverpooli pak orë para mbylljes së afatit kalimtar.

Në fakt, Monaco është shfaqur me një ofertë të kënaqshme prej 36 milionë euro për përfaqësuesin zviceran.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit nuk pati hapësira të mjaftueshme në pjesën e dytë të sezonit dhe flitej se i kishte prishur raportet me trajnerin Jurgen Klopp.

Shaqiri u rikthye së fundmi nga lëndimi dhe po bëhet gati për sezonin e ri.

(Kosova Sot Online)