Watford transferon Danny Welbeck

  • 07 August 2019 - 17:11
Watford transferon Danny Welbeck

Welbeck ishte liruar nga Arsenali pas pesë viteve në këtë klub dhe ishte i lirë për të nënshkruar me ndonjë skuadër tjetër

Watfordi shpreson që 28 vjeçari mund të këtë një ndikim të mirë në këtë skuadër nëse nuk lëndohet. Ai kishte vetëm 14 paraqitje për Arsenalin sezonin e kaluar.

Sulmuesi nuk ka luajtur për shkak se kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjes se Europa Ligë kundër Sporting Lisbonës në nëntor.

Para se t’i bashkohet Arsenalit, Ëelbeck kishte 142 paraqitje në gjashtë vite për Manchester united, duke fituar edhe një Premier Ligë më 2013. 


(Kosova Sot Online)