Hazardi, i lumtur me golin e tij të parë për Real Madridin: E kam pritur këtë moment

  • 08 August 2019 - 11:52
Hazardi, i lumtur me golin e tij të parë për Real Madridin: E kam pritur këtë moment

Ylli i Real Madridit, Eden Hazardi, u shpreh shumë i lumtur që e shënoi golin e tij të parë për gjigantin e La Ligës, në fitoren me rezultat 1:0 në ndeshjen miqësore të Real Madridit kundër Red Bull Salzburgut.

Eden Hazardi e bëri dallimin në ndeshjen parasezonale kundër Salzburgut, në të cilën goli i tij i parë për Real Madridi rezultoi të jetë vendimtar dhe ua dha madrilenëve fitoren.

Pasi u transferua nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës, për 100 milionë euro, Hazardi e mposhti portierin Cican Stankovicin, duke e shënuar një gol të bukur, i cili do të mbetet në histori si goli i tij i parë për “Los Blancos”.

“Kur je në fushë, ti dëshiron ta fitosh ndeshjen dhe kur je sulmues, dëshiron të shënosh gola”, tha Hazardi, i cili ka pasur paraqitje të mirë edhe në ndeshjet kundër Bayern Munichut, Arsenalit, Atletico Madridit, Tottenhamit, dhe Fenerbahces.

“Kam qenë duke e këtë moment gjatë pesë ndeshjeve të fundit dhe ndodhi sot. Jam shumë i lumtur”.

(Kosova Sot Online)