Balen nuk po e do askush, s’ka oferta për Uellsianin

  • 09 August 2019 - 11:53
Balen nuk po e do askush, s’ka oferta për Uellsianin

Uellsiani në largim nga Reali nuk ka marrë ndonjë ofertë serioze për t’u larguar nga Madridi

Asnjë klub nuk ka shfaqur interesim serioz për ta transferuar Gareth Balen deri tash.

Sipas esRadio, ylli uellsian është duke e pritur ndonjë ofertë bindëse pasi largimi i tij nga Real Madridi është i padiskutueshëm.

Klubi kinez Jiangsu Sining e kishte kërkuar lojtarin, duke ia ofruar atij një rrogë marramendëse prej 1 milion eurosh në javë, por lojtari preferon të vazhdojë të luajë në Evropë.

Tottenhami e kishte konsideruar lëvizjen për uellsianin, por në fund vendosi të llogariste në lojtarët e rinj, Giovani lo Celso e Ryan Sessegnon.

Pasi afati kalimtar veror në Angli u mbyll, tash Balet i kanë mbetur tri opsione, Italia, Gjermania dhe Franca.

Trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë ish-futbollistit të Tottenhamit se nuk llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ri.

(Kosova Sot Online)