Kontratë e re për Cuadradon

  • 09 August 2019 - 11:55
Kontratë e re për Cuadradon

Juventusi llogarit në shërbimet e mesfushorit ofanziv kolumbian për të ardhmen.

Juventusi është duke planifikuar t’ia vazhdojë kontratën Juan Cuadrados.

Sipas Calciomercatos,  Bianconeri llogarisin në futbollistin kolumbian për të ardhmen.

Kontrata aktuale e futbollistit të krahut të djathtë skadon vitin tjetër dhe flitej se ish-futbollisti i Chelseat do të përfundonte në transfer-listë.

Mirëpo, trajneri Maurizio Sarri e ka rivlerësur pozicionin e lojtarit dhe tash shpreson që të mund të llogarisë në shërbimet e tij.

Cuadrado kontribuoi me një gol dhe dy asistime në 18 ndeshje në Serie A për Juventusin sezonin e kaluar. Duke e pasur parasysh konkurrencën, futbollisti jug-amerikan nuk pati hapësira të mjaftueshme në Torino sezonin e kaluar

(Kosova Sot Online)