Chelsea projekton transferimin e Zahas për janar

  • 09 August 2019 - 16:13
Chelsea projekton transferimin e Zahas për janar

Chelsea po ofron 86 milionë euro për transferimin e Wilfried Zahas nga Crystal Palace, nëse arrin ta largojë suspendimin në janar të FIFA-s.

Skuadra londineze u suspendua nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian për dy afate kalimtare (atë veror 2019 dhe atë të dimrit 2020), andaj nuk kanë të drejtë të transferojnë asnjë lojtar.

Por, The Blues po tentojnë që ta transferojnë yllin e rivalit nga Liga Premier në afatin e dimrit, derisa lojtari shihet si zëvendësues ideal i Eden Hazard. Lojtari nga Bregu i Fildishtë po e kërkon largimin nga ‘The Eagles’, ndërsa Frank Lampard e ka kërkuar transferimin nga Chelsea.

Palace thuhet se është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me anësori, derisa ka kërkuar 86 milionë euro për shërbimet e tij.

Skuadra londineze shpreson që ta realizojë transferimin e Zahas në vitin 2020, gjersa deri atëherë do të luajnë me lojtarët si, Christian Pulisic, Willian, Pedro Rodriguez dhe Callum Hudson-Odoi, që aktualisht është i lënduar. 

(Kosova Sot Online )