Zyrtare: Lucas Moura rinovon kontratën me Tottenhamin deri më 2024

  • 09 August 2019 - 18:14
Zyrtare: Lucas Moura rinovon kontratën me Tottenhamin deri më 2024

Lucas Moura do të vazhdojë ta veshë fanellën e Tottenhamit edhe për pesë vite. Ai ka rinovuar kontratën deri më 2024.

Pas dy goditjeve shumë të rëndësishme në hyrje atyre të mesfushorit argjentinas Giovani Lo Celso dhe mbrojtësit të talentuar anglez Ryan Sessegnon, Tottenham një ditë para ndeshjes së javës së parë të Premierligë ndaj Aston Villas, ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës të sulmuesit brazilian Lucas Moura.

Drejtuesit e Spurs e kanë shpërblyer ish-lojtarin e Paris Saint Germain për golat që realizoi ndaj Ajaxit që kualifikuan Tottenham për herë të parë në historinë e klubit në finalen e Champions League.

Lucas Moura i cili është pjesë e Tottenham që nga janari i vitit 2018 ka zgjatur kontratën e tij me Spurs deri në 30 qershor të vitit 2024.

 

 

(Kosova Sot Online)