E ardhmja e Grezdës në udhëkryq, Gerrard: “Ofertat që kanë ardhur nuk na bindin”

  • 09 August 2019 - 19:45
E ardhmja e Grezdës në udhëkryq, Gerrard: “Ofertat që kanë ardhur nuk na bindin”

Karriera e Eros Grezdës është në udhëkryq për momentin.

Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare është nxjerrë në merkato nga Glasgoë Rangers pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Steven Gerard, por për momentin klubi skocez po mban peng të ardhmen e kuqeziut pasi siç e ka konfirmuar edhe vetë Gerard ofertat që kanë mbrritur për Grezdën nuk kanë qenë ato të duhurat.

“Kemi pasur disa kërkesa për huazim, por për momentin shifrat e ofruara nuk i pëlqejnë klubit. Ai ka aktualisht 2 ose 3 mundësi huazimi që janë në zhvillim e sipër. Kjo është situata deri në momentin që unë po flas”, theksoi Steven Gerard.

Grezda aktualisht është duke u stërvitur me skuadrën e rezervave dhe është në pritje të transferimit në një tjetër kampionat.

Është folur shumë për kalimin e tij në Francë te Brest por bisedimet mes Rangers dhe klubit të sapongjitur në Ligue 1 për momentin kanë ngecur. 

(Kosova Sot Online)