Sulmuesi i Feronikelit mezi pret t’i shënojë Milanit sonte në Prishtinë

  • 10 August 2019 - 10:17
Sulmuesi i Feronikelit mezi pret t’i shënojë Milanit sonte në Prishtinë

Për futbollistët e Foronikelit ndeshja me Milanin, e cila luhet në stadiumin “Fadil  Vokrri” në Prishtinë dhe nis në orën 20:45, është e veçantë.

Ata ndihen të nderuar që do ta zhvillojnë këtë sfidë sonte në Prishtinë, kundër shtatë herë kampionëve të Evropës.

Sulmuesi i Feronikelit, Astrit Fazliu, i cili simpatizon skuadrën e Barcelonës mezi po pret të zbresë në fushë me synim për të shënuar në portën kuqezi.

Fazliu ka thënë për Zërin se do të punojnë fort për ta bërë këtë ndeshje të duket sa më madhështore.

“Do të jetë një ndeshje e bukur për sy”, ka thënë fillimisht Fazliu, i cili megjithatë mendon se ndeshjet të tilla janë më shumë sesa miqësore.

“Është vetëm një ndeshje miqësore, por kur dihet se çfarë ekipi është Milani, ekip me një histori të madhe, atëherë për ne do të jetë një ndeshje e veçantë pasi luajmë kundër Milanit”, ka thënë Fazliu duke zbuluar më pas një detaj interesant.

“Unë jam tifoz i Barcelonës sa u përket skuadrave evropiane dhe po shpresoj të shënoj në portën e Milanit” ka përfunduar Astrit Fazliu.

(Kosova Sot Online )