Nga Prishtina, Massaro iu premton tifozëve kosovarë një blerje të madhe

  • 10 August 2019 - 14:36
Nga Prishtina, Massaro iu premton tifozëve kosovarë një blerje të madhe

Danile Massaro, legjenda e Milanit, iu ka premtuar tifozëve kosovarë të Milanti se deri në fund të merkatos, një tjetër futbollist i madh do ta veshë fanellën e Kuqezinjve.

“Natyrisht ne kemi dëshirë të kemi çdo lojtar të mirë këtu. Klubi i Milanit e ka një befasi për fund, nuk do ta tregojmë deri në momentin e fundit”, tha Massaro.

Me Massaron në konferencë për media para ndeshjes mes Feronikelit dhe Milanit, është edhe legjenda e njohur, Franco Baresi, i cili është i lumtur që gjendet në Kosovë dhe mezi pret të shohë se çfarë niveli është Superlilga.

(Kosova Sot Online)