Milani publikon pamje nga arritja e skuadrës në Kosovë

  • 10 August 2019 - 16:26
Milani publikon pamje nga arritja e skuadrës në Kosovë

Pritja e madhe nga tifozët kosovarë i ka bërë përshtypje skuadrës së Milanit dhe tani edhe faqja zyrtare e klubit italian në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga arritja e kuqezinjve në Prishtinë.

Vetëm disa orë pas arritjes në Prishtinë, skuadra e Milanit do të dalë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar ndeshjen miqësore me Feronikelin në kuadër të turneut parasezonal.

Milani ka një grup të madh të tifozëve këtu në Kosovë dhe kjo është dëshmuar edhe nga pritja që u është bërë lojtarëve, stafit e legjendave të Milanit sapo zbarkuan në Prishtinë.

“Mirëserdhët në Kosovë, Rossoneri. Çfarë pritje #Forza Milan”, shkroi faqja zyrtare e Milanit në rrjetin social Twitter.

Përballja me Feronikelin do të jetë miqësorja e fundit për Milanin këtë verë, pasi që pas kësaj ajo do të bëhet gati për sezonin e ri të Serisë A, të cilin do ta nisë më 25 gusht. 

(Kosova Sot Online)