Feronikeli shkruan për ndeshjen e sotme: Një klub i madh si Milani është në Kosovë, ejani ta shikoni ndeshjen

  • 10 August 2019 - 17:06
Feronikeli shkruan për ndeshjen e sotme: Një klub i madh si Milani është në Kosovë, ejani ta shikoni ndeshjen

Feronikeli sonte pret në “Fadil Vokrri”, të Prishtinës, skuadrën nga Serie A, AC Milan.

Ndeshja e shumëpritur miqësore, do të fillojë në ora 20:45, ndërsa gjatë ditës interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm.Feronikeli ka shkruar për ndeshjen e sotme, duke bërë thirrje që të jenë në numër sa më të madh. “Skuadra e Milanit tashmë ka arritur në Kosovë dhe po bën përgatitjet e fundit për këtë miqësore të madhe. Është hera e parë që një ekip i këtij kalibri, zhvillon miqësore në Prishtinë”.

“Përveç klubit tonë, kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme edhe për tifozët e Milanit që gjenden në numër të madh në Kosov딓Për të gjitha pyetjet sa i përket biletave, ju lutem të drejtoheni te organizatori i kësaj miqësore të madhe, AS Events”.

“Gjithashtu, sipas organizatorit, bileta ka edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e klubit drenicas. 

(Kosova Sot Online )