Formacionet zyrtare të miqësores historike: Feronikeli – Milani

  • 10 August 2019 - 19:44
Formacionet zyrtare të miqësores historike: Feronikeli – Milani

Feronikeli dhe Milani kanë publikuar formacionet zyrtare për miqësoren historike që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.

Kampioni i Superligës së Kosovës do të përballet me gjigantin evropian, para fillimit të sezonit 2019/20, e që do të jetë një rast special për ta testuar formën e lojtarëve.

Kjo ndeshje do të jetë një moment i veçantë edhe për tifozët shqiptarë që do të mund ta shikojnë skuadrën e zemrës nga afër.

Formacioni startues i Feronikelit: Në pritje…

Formacioni startues i Milanit: G. Donnarumma; Calabria, Gabbia, Romagnoli, Rodriguez; Krunic, Biglia, Calhanoglu; Suso; Castillejo, André Silva.

Zëvendësuesit:  A. Donnarumma, Soncin, Conti, Musacchio, Laxalt, Strinic, Bonaventura, Borini, Brescianini, Paquetà, Maldini, Piatek, Leao.

Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim.

(Kosova Sot Online)