Pamje: Yjet e Milanit fillojnë ngrohjet në “Fadil Vokrri”

  • 10 August 2019 - 20:19
Pamje: Yjet e Milanit fillojnë ngrohjet në “Fadil Vokrri”

Lojtarët e Milanit kanë dalë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për t’i bërë nxehjet në përgatitje për ndeshjen miqësore kundër Feronikelit.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni momentin kur lojtarët e Milanit dalin për t’i filluar stërvitjet në përgatitje për ndeshjen e cila do të fillojë pas rreth gjysmë ore.

Vetëm disa orë pas arritjes në Prishtinë, skuadra e Milanit do të dalë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar ndeshjen miqësore me Feronikelin në kuadër të turneut parasezonal.

Milani ka një grup të madh të tifozëve këtu në Kosovë dhe kjo është dëshmuar edhe nga pritja që u është bërë lojtarëve, stafit e legjendave të Milanit sapo zbarkuan në Prishtinë.

Së fundi, faqja zyrtare e Milanit në Twitter e publikoi listën e lojtarëve të cilët do të luajnë nga minuta e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në  mesin e 11-shes së parë janë Gianluigi Donnarumma e Suso, ndërsa Krzysztof Piatek është lënë në stol.

Në këtë ndeshje miqësore drejtësinë do ta ndajë gjyqtari kosovar Genc Nuza, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Përballja me Feronikelin do të jetë miqësorja e fundit për Milanin këtë verë, pasi që pas kësaj ajo do të bëhet gati për sezonin e ri të Serisë A, të cilin do ta nisë më 25 gusht. 

(Kosova Sot Online)