Bersant Celina shkëlqen në barazimin e Swansea Cityt

  • 10 August 2019 - 20:45
Bersant Celina shkëlqen në barazimin e Swansea Cityt

Përkundër që skuadra e tij nuk e mori rezultatin që do ta kishte dashur, Bersant Celina do të jetë ndarë i kënaqur me paraqitjen e tij në ndeshjen e dytë të sezonit të ri të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.

Swansea City nuk arriti të sigurojë rezultat më të mirë sesa një barazim pa gola në ndeshjen si mysafir kundër Derby Countyt. Kjo ishte ndeshja e dytë për këtë sezon të Championshipit, pasi të parën e fituan.

Edhe pse kosovari do të kishte preferuar që skuadra e tij t’i marrë tre pikët edhe nga kjo ndeshja, ai nuk mund të kishte bërë shumë më shumë, pasi që paraqitja e tij mbresëlënëse ai fitoi atij vlerësimin si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Celina luajti për 90 minuta në këtë ndeshje. Ai i bëri 22 pasime, tri prej të cilave krijuan raste të mira për të shënuar gol.

Gjatë sezonit të kaluar në Championship, Celina luajti në gjithsej 32 ndeshje të zhvilluar. Ai kontribuoi me pesë gola dhe gjashtë asiste, mirëpo një pjesë të ndeshjeve i humbi për shkak të një lëndimi. 

(Kosova Sot Online)