Zidane e fton Balen, por i harron Marianon dhe Jamesin

  • 11 August 2019 - 10:43
Zidane e fton Balen, por i harron Marianon dhe Jamesin

Real Madridi ka zbuluar listën prej 20 lojtarëve që do të udhëtojnë për në Itali, për ndeshjen miqësore me Romën.

Në listë është përfshirë edhe Gareth Bale, i cili u la jashtë ditë më parë për miqësoren me Salzburgun.

Uellsiani nuk pëlqehet aspak nga Zinedine Zidane, por për shkak të lëndimit të rëndë të Marco Asension dhe deri në ditën kur nuk afrohet një tjetër sulmues, vështirë se 30-vjeçari do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Sido që të jetë, tashmë nuk bëjnë pjesë në planet e Zizus as Mariano e as James Rodriguez.

Që të dy kanë mbetur jashtë edhe për miqësoren me Romën, që do të zhvillohet sonte në “Olimpico” nga ora 20:00.

Modric kthehet në skuadër, pasi mungoi në miqësoren me Salzburgun, të cilën e fitoi Reali 1-0 me golin e Eden Hazard, kurse nuk është ftuar kapiteni, Sergio Ramos.

(Kosova Sot Online)