Conte: Lukaku, transferim i shkëlqyer për Interin

  • 11 August 2019 - 11:06
Conte: Lukaku, transferim i shkëlqyer për Interin

Conte nuk ka asnjë dyshim, Lukaku do të shkëlqejë me Interin

Antonio Conte është i sigurt se Romelu Lukaku do të jetë “transferim o shkëlqyer” për Interin dhe pret që ai të punojë shumë për t’u përshtatur me jetën në Milano.

Lukaku më në fund iu bashkua ekipit të Serie A nga Manchester United për 80 milionë euro të enjten, pas dy sezoneve në “Old Trafford”.

Pa Lukakun, Interi e mundi Valencian pas ekzekutimit të penalltive të shtunën, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt.

“Ai ka nevojë që të punojë shumë, edhe fizikisht dhe të mësohet me mënyrën se si duam t’i bëjmë gjërat këtu”, tha Conte për Inter TV.

“Pa asnjë dyshim, ai do të jetë transferim i shkëlqyer, të gjithë jemi të lumtur. Ai ka treguar dëshirë dhe angazhim të madh për tu përgatitur sa më mirë”. 

(Kosova Sot Online)