Inter kthehet në garë për Rakitic?

  • 11 August 2019 - 16:50
Inter kthehet në garë për Rakitic?

Interi raportohet se janë kthyer në garë për Ivan Rakitic, por Barcelona dëshiron 50 milionë euro për mesfushorin

Ishte menduar që Interi po e kërkonte Arturo Vidal, por gazeta katalunase ka shkruar sot se Rakitic është synimi i skuadrës italiane.

Kroati është lidhur me një kalim në Inter që disa muaj kurse trajneri Antonio Conte dëshiron të këtë edhe më shumë opsione për mesfushën e tij.

Ai nuk është me në planet e skuadrës pas arritjes se Frenkie de Jong, por shuma e kërkuar për 50 milionë euro mund të jetë problem për të.

Por, deri në fund të muajit mbetet të shihet se ku do të përfundojë lojtari. 

(Kosova Sot Online)